top of page

Udhëtimi i një gabimi: Një rrëfim ndryshe

  • Mar 17
  • 3 min read

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D

Edukim, Neuroshkencë & Shëndet


Përfytyro një mëngjes të zakonshëm, ku mëndja është hapa përpara trupit, duke projektuar ditën ndërsa duart kryejnë mekanikisht veprimet. Je duke u bërë gati të dalësh nga shtëpia dhe, me nxitimin e dikujt që kërkon të fitojë çdo sekondë, kap çantën, fik dritat dhe mbyll derën pas me një lëvizje të prerë e të sigurt.

Por, pikërisht në atë fragment sekonde, kur dora jote ende prek dorezën e ftohtë, një imazh i qartë dhe i pamëshirshëm të shfaqet në mëndje, ku çelësat e shtëpisë, të harruar mbi komodinë, saktësisht dy metra larg teje, por tashmë të paarritshme. Trupi yt ngrin në një pozicion absurd, ndërsa gishti tregues ende qëndron mbi dorezen e kyçit që sapo e vulose vetë.

Ndjen një lloj plogështie që të zbret nga koka deri te këmbët, një përzierje e mosbesimit me një irritim të thellë ndaj vetes. Sheh dorezën e palëvizshme dhe për një moment, instinkti yt të shtyn ta provosh, sikur me një mrekulli dera mund të hapet, por e di që është e kotë. Ky është momenti i përulësisë totale i një gabimi banal që të kujton se, pavarësisht planeve të mëdha, jemi gjithmonë vetëm një harresë larg kaosit. Brenda 50 deri në 100 milisekonda, shumë kohë përpara se mendja juaj koshiente të mund të procesojë ndjenjën “oh-jo-gabim”, “sistemi i alarmit” të trurit tuaj tashmë është aktivizuar.

Kjo njihet si Negativiteti i Lidhur me Gabimin. Kërkimet në Frontiers in Human Neuroscience (2025) konfirmojnë se ky sinjal e ka origjinën në Korteksin Cingular Anterior, i cili vepron si një detektor automatik i konflikteve. Korteksin Cingular Anterior në thelb njofton pjesën tjetër të trurit, duke bërtitur se realiteti i situatës nuk përputhet më me “parashikimin” e brendshëm të suksesit. Ndërsa ora shënon 200 deri në 500 milisekonda pas dështimit, ju kaloni në fazën e Pozitivitetit të Gabimit. Ky është momenti “Aha!” i njohjes së gabimit.

Sipas studimeve të fundit (Smith et al., 2025), fuqia e këtij sinjali është përcaktuese (“bëje ose dështo”). Nëse besoni se mund të përmirësoheni, truri juaj tregon një reagim shumë më të fort. Truri në ato milisekonda nuk vëren thjesht gabimin por analizon edhe burime metabolike për të analizuar pse ndodhi ai. Në këtë udhëkryq, Korteksi Paraballor Ventromedial dhe Amigdala përfshihen në një “stërvitje force”. Amigdala mund ta regjistrojë dështimin si një kërcënim social, duke nxitur një reagim stresi “lufta ose ikja”. Megjithatë, nëse korteksi paraballor arrin ta rregullojë me sukses këtë emocion, truri hyn në një gjëndje të rireshtimit neural.

Gjetjet e fundit të viteve 2024-2025 në neuroshkencë sugjerojnë se truri i përdor këto “të dhëna dështimi” për të përditësuar modelet e tij të sjelljes (behavior) parashikues. Në vend që të përsërisë të njëjtin cikël, truri rilidh shtigjet e tij qelizore duke bërë në thelb një “arnim” të lidhjeve të qelizave për të siguruar që parashikimi i radhës të jetë më i saktë. Nëse dështimi shkaktohet nga lodhja, reagimi i trurit është edhe më dramatik. Sipas kërkimeve të fundit, truri mund të bëj një shpërthim të shpejtë të lëngut cerebrospinal kur përjeton “dështim apo frikë”. Kjo është një “urgjence” fiziologjike,

zakonisht e rezervuar për gjumin e thellë, duke treguar se truri e sheh dështimin e përsëritur si një sinjal se është tepër i “ngarkuar”.

Fatjona R. Lubonja Ed.D. është studiuese & autore e shumë shkrimeve. Ka studiuar Neuroshkencë & Shkencat e Shëndetit në Columbia University, në New York.

 
 
 

Comments


Featured Posts
No posts published in this language yet
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

Welcome

to NeuroEdUSA

Bridging the Gap Between Neuroscience and the Community

Welcome to NeuroEduSA, a dedicated nonprofit organization established in 2021. We are driven by a singular, powerful vision: to provide a comprehensive spectrum of educational services that empower individuals and families with essential knowledge about the brain. Through public speaking engagements, educational programs, open discussions, and awareness campaigns, we aim to demystify "The Brain and What We Need to Know".

 

Our Vision

Since our inception, NeuroEdUSA has served as a vital resource for translating complex scientific research into actionable community insights. Our mission is to foster a deeper understanding of neurology and neuroscience, specifically focusing on how these fields intersect with education, mental health, and rehabilitation. We believe that by raising awareness, we can better support individuals with different abilities—including autism, ADHD, and various cognitive or motor impairments.

 

Advisory Board Goals

Our Advisory Board plays a pivotal role in shaping the future of NeuroEdUSA. Their primary purpose is to provide expert guidance on our educational curriculum, program development, and the selection of future scientific projects.

 

For the current year, our specific strategic goals include:

  • Strategic Development: Crafting a long-term roadmap to expand our educational reach across South New Jersey, the Philadelphia area, and the broader U.S. community.

  • Implementation of the Education Plan: Launching a robust series of public speaking initiatives designed to bring critical awareness to the challenges faced by children with cognitive impairments and their families.

  •  

    Community Advocacy: Ensuring that our research-based findings in cognitive and applied behavior science are accessible to diverse, multicultural, and multilingual populations.

     

Our Leadership

NeuroEdUSA was founded by world-class experts dedicated to the intersection of medicine and education:

  •  

    Founder: Fatjona R. Lubonja, Ed.D. – A researcher and author specialized in Education, Neuroscience, and Health Education from Columbia University.  Dr. Lubonja is a leading voice in cognitive behavior science and an advocate for children’s health education.

  • Co-Founder: Gentian Toshkezi, MD – A renowned neurosurgeon, Assistant Professor of Neurosurgery, and Director of Neurosurgery. Dr. Toshkezi is an award-winning clinician recognized for his extensive research in brain regeneration and his commitment to public health education.

     

Thank you for taking the time to learn about our mission. We invite you to consider becoming a part of the NeuroEdUSA nonprofit family as we work to change lives through the power of brain science.

bottom of page