top of page

Përse mësojmë dhe mbajmë mënd disa gjëra dhe jo disa të tjera?

  • Writer: Fatjona Lubonja Ed.D
    Fatjona Lubonja Ed.D
  • Feb 4, 2021
  • 2 min read

ree

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D.

Përse mësojmë dhe mbajmë mënd disa gjëra dhe jo disa të tjera? Kujtesa për trurin është çelësi për të mësuar dhe kryer veprimet bazë për të jetuar. Të “harrosh” dhe të “kujtosh” është proçes dhe, “ashtu si harresa, të mësuarit ështe një rrugëtim dinamik që kërkon një multiplikim të shkallës kohore” (Abbot, L. F., & Kandel E. R., 2012, p. 178). Nga momenti i lindjes së fëmijës përgjatë zhvillimit të trurit rrugëtimi i të mësuarit është fondamental për rritjen e shëndetshme si mendore. Zhvillimi i kujtesës është i komplikuar (Zhang, 2012) por elementë të rëndësishëm në strukturën e trurit për procesin e “kujtesës” janë plasticiteti i qelizave nervore dhe komunikimi synaptik (elektrik dhe kimik) midis këtyre qelizave (Kandel E. R., 2014).

Aftësia për ruajtjen e kujtesës varet nga arkitektura e rrjetit të qelizave nervore dhe nga aftësia e plasticitetit synaptik (aftesia per te ndryshuar strukturën qelizore), (Kandel E. R., 2014). Kujtesa afat-shkurtër varet nga zhvillimi synaptik që zgjat sekonda/minuta/orë ndërsa kujtesa afat-gjatë varet nga forcimin synaptik që zgjat prej disa ditë/javë/muaj (Castellucciet al, 1978; Carew et al, 1979).

Në mënyre më të thjeshtë mund të diskutohet se nëse nuk mbani mënd ku i keni vendosur çelsat e shtëpisë apo të makinës, mundësitë janë që qelizat nervore janë kufizuar në proçesin e zhvillimit të tyre për atë veprim dhe mund të jenë eliminuar apo ndryshuar në një kohë të shkurtër. Në shpjegimin e mënyrës së sjelljes (behavior) është e rëndësishme të theksohet që këto veprime mund të ¨harrohen¨ apo ¨mësohen¨ duke u bazuar gjithashtu edhe në ambjentin/mjedisin ku zhvillohet aktiviteti (Maren, S. 2004).

Duke u bazuar në principin e ABA (Aplikmi i Sjelljes Analitike) ç´do veprim ka një fillim (antecedent), sjellje (behavior) dhe një konseguence që vepron si riforcim për tu “humbur” apo “mësuar”, (Greer, 2003; Rescorla, & Wagner, 1972). Si rrjedhojë, është thelbësore të kuptojmë që procesi i të mësuarit, varet nga plasticiteti i trurit, aftësia për të integruar informacione (Kandel E. R., 2014), mjedisi dhe vet-rregullimi i veprimtarisë së qelizave nervore në përputhje me rrethanat(Kandel E. R., 2014), ambjenti/mjedisi ku zhvilloni aktivitet, personat/individë që rrethoheni, kultura sociale, dhe sjellja (behavior), etj...(Greer, 2002). Gjithsesi, për të patur një process të shëndetshëm të zhillimit të processit të mesuarit duhet patur shumë kujdes që në ditët e para të lindjes së foshnjes. Përballimi me stresin e fillimit te jetës dhe mjedisi që e rrethon mund të influencoj në ndryshimet epigjenetike (ADN), (Kandel E. R., 2014).

Në përfundim është e rëndësishme të theksohet se në rrugëtimin e të mësuarit janë të rëndësishme si zhvillimi dhe aktiviteti i qelizave nervore ashtu dhe ambjentin/mjedisin/sjellja (behavior) ku zhvillohet aktiviteti (Maren, S. 2004). Një shëmbull konkret ku aktiviteti i trurit dhe ambienti janë të pranishme dhe influencojnë njëra tjetrën në veprimtari janë frika dhe ç’rregullime të ankthit zhvillohen pas përvojës së një ngjarje (fizike, emocionale, sexuale). Për shkak të një përforcimi të fortë emocional në procesing e formimit të qelizave nervore, kujtimet traumatike janë të fuqishme (Vazdarjanova, A. 2004). Si pasojë sa më të fuqishme të jenë formimet qelizore aq më të vështira bëhen për tu trajtuar apo harruar.


 
 
 

Comments


Featured Posts
No posts published in this language yet
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
Tablet in laboratory setting

About Us

Brain: What We Need To Know.

  1. Promote Brain Education through public speaking to open public to quality research education and learning resources.

  2. Foster free education of cognitive and behavior through well-rounded educational programs and public speaking.

  3. Enhance Learning Through Neuroscience
    Integrate findings from brain research into understanding to gaining knowledge toward self grow and understanding brain health.

  4. Encourage Lifelong Learning
    Promote a brain education culture of continuous information and curiosity from early childhood through adulthood.

  5. Bridge Gaps with latest research understanding creative approaches to reach various communities.

  6. Advocate and offer public speaking presentations targeting general population toward understanding about the brain and education.

Convention
bottom of page