top of page

Përse mbajmë mend disa gjëra dhe jo disa të tjera? Ç’far ndodh me trurin?

  • Writer: Fatjona Lubonja Ed.D
    Fatjona Lubonja Ed.D
  • Jan 9, 2018
  • 2 min read

Nga Dr. Fatjona R. Lubonja

Përse mbajmë mend disa gjëra dhe jo disa të tjera? Kujtesa për trurin është çelësi për te mbijetuar. Nga momenti i zhvillimit të trurit ne ndërtojme memorje në mënyrë që të ushqehemi, levizim, comunikojme, zhvillojme marrdhënie sexuale.., dhe shumë veprime të tjera që janë të domosdoshme për të jetuar.

Zhvillimi i kujtesës është i komlikuar por elementë të rëndësishëm në strukturën e trurit për procesin e “kujtesës” janë plasticiteti i qelizave nervore dhe komunikimi synaptik (elektrik dhe kimik) midis këtyre qelizave. Aftësia për ruajtjen e kujtesës varet nga arkitektura e rrjetit të qelizave nervore dhe nga aftësia e plasticitet synaptik (aftesia per te ndryshuar strukturën qelizore), (Kandel, 2014).

Kujtesa afat-shkurtër varet nga zhvillimi synaptic që zgjat seconda/minuta/orë ndërsa kujtesa afat-gjatë varet nga forcimin synaptik që zgjat prej disa ditë/javë/muaj (Castellucciet al, 1978;. Carew et al, 1979).

Në mënyre më të thjeshtë mund të thuhet se në qoftëse nuk mbani mënd ku i keni vendosur çelsat e shtëpise apo të makinës, mundësitë janë që qelizat nervore janë kufizuar në procesin e zhvillimit të tyre për atë veprim dhe mund të jenë eliminuar apo ndryshuar në një kohë te shkurtër.

Procesi i kujteses është i ndarë në dy kategori, ne kujtesën e qarte (explicit) dhe ne kujtesën e nenkuptuar (implicit). Kujtesa e qartë ka të bëjë me veprimet në përdorimin e përditshëm dhe ka veti për tu formuar lehtë por dhe të harrohet shpejt. Ndërsa, kujtesa e nënkuptuar lidhet me kujtesën procedurale si për shembull aftësitë individuale, muskulatura skeletike, akti seksual, reagimet emocionale, dhe të tjera... që zgjasin më shumë në kujtesë.

Është thelbësore të kuptojmë që kujtesa në sejcilën kategori (afat-shkurtër, immediate-, dhe afat-gjatë, eksplicite dhe implicite), varet nga plasticiteti i trurit, aftësia për të integruar informacione nga mjedisi dhe vet-rregullimi i veprimtarisë së qelizave nervore në përputhje me rrethanat. Si rrjedhoj për të patur një zhvillim të shëndetshëm të procesit të kujtesës duhet patur shumë kujdes që në ditët e para të lindjes së foshnjes. Përballimi me stresin e fillimit te jetës dhe mjedisi që e rrethon mund të influencoj në ndryshimet epigjenetike (ADN), (Kandel, 2014).

Ky informacion është i rëndësishëm sepse çdo factor shqetësues (emocional apo fizik) reflectohet në aktivitetin e qelizave nervore të trurit dhe rrjedhimisht në shëndetin e çdo individi. Për shembull, frika dhe çrregullime të ankthit zhvillohen pas përvojës së një ngjarje traumatike (fizike, emocionale, sexuale). Për shkak të një përforcimi të fortë emocional në procesing e formimit të qelizave nervore, kujtimet traumatike janë të fuqishme. Si pasojë sa më të fuqishme të jenë formimet qelizore aq më të vështira bëhen për tu trajtuar apo shëruar (Kessleret al.,2005).

Comments


Featured Posts
No posts published in this language yet
Once posts are published, you’ll see them here.
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
Tablet in laboratory setting

About Us

Brain: What We Need To Know.

  1. Promote Brain Education through public speaking to open public to quality research education and learning resources.

  2. Foster free education of cognitive and behavior through well-rounded educational programs and public speaking.

  3. Enhance Learning Through Neuroscience
    Integrate findings from brain research into understanding to gaining knowledge toward self grow and understanding brain health.

  4. Encourage Lifelong Learning
    Promote a brain education culture of continuous information and curiosity from early childhood through adulthood.

  5. Bridge Gaps with latest research understanding creative approaches to reach various communities.

  6. Advocate and offer public speaking presentations targeting general population toward understanding about the brain and education.

Convention
bottom of page